EMRAT – Përplasen tre automjete në Fushë- Krujë, humb jetën 19- vjeçari, dy përfundojnë në spital…
Rreth orës 21:15, në Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Kameras”, janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit Blerim Durmo, 35 vjeç, Enjo Shijaku, rreth 19 vjeç, dhe L. S., 38 vjeç.Si pasojë, shtetasit Blerim Durmo dhe Enjo Shijaku janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi Laert Zalla, rreth 19 vjeç, pasagjer në njërin prej automjeteve, ka ndërruar jetë në spital.Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com