Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
EMRAT/ Operacion antidrogë në Korçë, vihen në pranga disa persona
👁6355
Operacion antidrogë në Korçë, me rezultat dy persona të arrestuar. Burime bëjnë me dije se aksioni policor ka startuar prej mëngjesit të sotëm, i shtrirë në disa zona të qytetit të Korçës ku dyshohej se zhvillohej ky aktivitet i paligjshëm. Në pranga kanë rënë Renato dhe Albi Dishnica. Deri në këto momente, në pranga kanë rënë 2 persona, janë shoqëruar edhe të tjerë për t’u marrë në pyetje, ndërsa operacioni është ende në zhvillim. Nga kontrollet e kryera në mjete dhe banesat e shtetasve të arrestuar, janë sekuestruar një sasi lëndësh narkotike, përfshirë kokainë, të ndara në doza. Top Channel