Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Emrat/ Me paratë e djemve të akuzuar për vrasje në bashkëpunim krijoi pasuri, sekuestrohet vila dhe trualli në Durrës
Shtëpia njëkatëshe me pishinë në Durrës dhe një sipërfaqe toke 1050 m2 janë sekuestruar pas vendimit të Apelit të GJKKO, që la në fuqi vendimin e GJKKO-së. Këto pasuri dyshohet se janë përfituar nga aktivitete të paligjshme. Pasuritë janë në pronësi të Luan Kërtallit, të cilat, po dyshohet se i ka përfituar nga aktiviteti kriminal i dy djemve të tij, Enkel dhe Morel Kërtalli, nën hetim për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Gjithashtu, 2 vëllezërit Kërtalli janë hetuar në kuadër të një procedimi penal të vitit...