EMRAT – Masakra në Kamëz, dy vëllezër të vrarë e një tjetër i plagosur, kapet autori
Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në Kamëz, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Vrasja në Kamëz lidhet me një konflikt për punë toke. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se sheri ka nisur mes komshinjve në një lagje të Kamzës. Të vdekur në vend me armë zjarri automatike kanë mbetur vllezërit Nazmi dhe Selam Islamaj. Ndërsa ka mbetur i plagosur vëllai i tyre Shefqet Islamaj. Autori i krimit është Ngushëllim Manzi, dhe tashmë është kapur nga policia si dhe arma e krimit u sekuestrua. Manzi ende nuk ka dhënë shpjegim pasi është në gjendje të rënduar psikologjike. Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe një prokuror i Tiranës.
Burimi:
syri.net