EMRAT/ ‘Jam Edi Rama’, kush është 25-vjeçari që tentoi të mashtrojë ndërtuesin duke i kërkuar 1 milion euro
Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte 1 milion euro një 54-vjeçari, duke u prezantuar në platformat e komunikimit online si kryeministri Edi Rama. Sipas informacioneve autori, i identifikuar si shtetasi Albi Muça i ka shkruar në signal 54-vjeçarit, i cili është ndërtues, ku i ka kërkuar shumën e parave ndërkohë i ka thënë që do të dërgoj një person tjetër për t’i marrë. 54-vjeçari Ardi Kollçaku e ka kuptuar që është skemë mashtrimi dhe ka bërë denoncim në polici. Njoftimi i policisë Finalizohet operacioni i koduar “Request”. Do t’i merrte 1 milion euro, një 54-vjeçari, pasi i ishte prezantuar në platforma online, si funksionar publik, arrestohet duke marrë paratë, 25-vjeçari. Si rezultat i veprimeve hetimore me metoda speciale, të...
Burimi:
syri.net