Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
EMRAT/ “5000 lekë për një votë”, SPAK kalon për gjykim katër persona për korrupsion në zgjedhje
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim katër persona për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit. Bëhet fjalë për shtetasit Ndoc Guri dhe Arben Kolaj, të akuzuar për korrupsion pasiv në zgjedhje, si dhe shtetasit Ndrekë Leka dhe Irir Sokoli, të akuzuar për veprën penale për korrupsion aktiv në zgjedhje të kryer në bashkëpunim. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se skema korruptive konsistonte në një model të organizuar të blerjes së votës, ku ofroheshin shumë rreth 5000 lekë për votë me qëllim mbështetjen elektorale....