Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Emocionet e Champions në stadiumin e Egnatias, kampionët e Shqipërisë bëjnë thirrje për ndeshjen historike
Egnatia do të përfaqësojë Shqipërinë në turin e parë të Ligës së Kampioneve. Do të jetë ndeshje historike kundër Breidablik, pasi do të luhet për herë të parë në stadiumin “Arena Egnatia”. Sfida e parë është programuar më 8 korrik ora 21:00. Dhe rrogozhinasit bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive në stadium. “Ndeshja e parë historike, në qytetin tonë, për turneu më prestigjoz europian. Të gjithë në stadium, për të shkruar historinë”, shkruan Egnatia.