Emily Ibanez Guerrero shkëlqen në Botërorin e të rriturve, vendos shtatë rekorde botërore për të reja
Peshëngritësja që përfaqëson Kosovën, Emily Ibanez Guerrero, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rritur, që po zhvillohet në Ningbo të Kinës. Vetëm 15-vjeçare, Emily u rendit në vendin e pestë në kategorinë deri në 69 kilogramë, duke realizuar gjithsej 240 kilogramë në dygarësh. Ajo ngriti 106 kilogramë në shkëputje dhe 134 kilogramë në shtytje. Përveç renditjes së lartë në garën mes peshëngritësve më të mirë të botës, talentja kosovare arriti të vendosë shtatë rekorde botërore për të reja, duke përmirësuar rezultatet në të tria disiplinat: shkëputje, shtytje dhe dygarësh. Emily ishte garuesja më e re e këtij kampionati, ndërsa paraqitja e saj përbën një tjetër dëshmi të potencialit të madh që ka në peshëngritje. Komiteti Olimpik i Kosovës...
Burimi:
kultplus.com