Emigrimi i Donika Kastriotit në Itali pas vdekjes së Skënderbeut

Emigrimi i Donika Kastriotit në Itali pas vdekjes së Skënderbeut

Me vdekjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeut më 17 janar të vitit 1468, një valë e re migrimesh të fisnikëve dhe popullatës arbërore ndodhi nga frika e pushtimit osman. I njëjtë ishte fati i zonjës Donika bashkë me të birin e saj, Gjon II Kastrioti. Aleati i ngushtë i Skënderbeut, mbreti Ferdinandi i Napolit i ofroi ndihmë Donikës, duke i premtuar se do e strehonte në mbretërinë e tij. Në letrën e mbretit Ferdinand për vdekjen e Skënderbeut dërguar Donikës më 24 shkurt 1468, ai shkruan: “Gruas së Skënderbeut nga mbreti i Siçilive…E shkëlqyera Zonjë, po aq dhe nënë shumë e dashur. Me shumë keqardhje dëgjuam së Skënderbeu, burri juaj shumë i dashur, për ne si baba, ka vdekur me vullnetin e Zotit…Jeronim Karvineo, familjari i...