Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Emigrantët, Shqipëria ngre Task-Forcë për ‘mbikëqyrjen’ e marrëveshjes me Italinë
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ngritjen e një Task-Forcë të posaçme në fushën e migracionit, të nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. Task-Forca do të drejtohet nga zëvendësministri i Brendshëm, përgjegjës për çështjet e migracionit, dhe do të përfshijë zëvendësministra nga ministritë përkatëse, si dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura. Detyrat kryesore të Task-Forcës përfshijnë: Hartimin e një plani të përbashkët veprimi për zbatimin e marrëveshjes;Ndjekjen dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme në përputhje me protokollin;Koordinimin institucional për përballimin e situatave të paparashikuara;Trajtimin e kërkesave të palës italiane dhe marrjen e vendimeve...