Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Emërohet drejtori i ri i Kadastrës në Gjirokastër
👁11392
Vakanca në drejtimin e zyrës rajonale të Kadastrës në Gjirokastër ka zgjatur pak ditë. Së fundi Argjiroja.net mëson se është emëruar drejtori i ri i këtij institucioni. Ai është Erjon Galanxhi, i cili deri në fillim të këtij muaji drejtonte Kadastrën e Vlorës, institucion nga i cili u largua pas vetëm 3 muajsh. Galanxhi pason në Gjirokastër, Klodian Balën, i cili qëndroi si drejtues 4 muaj. Kadastra mbetet një institucion i rëndësishëm ku është qendërzuar i gjithë shërbimi që ka të bëjë me pronën në Shqipëri, si dhe legalizimin e ndërtimeve pa leje. ©Argjiroja.net