Emanuela Rusta bëhet pjesë e trupës së arbitrave në finalet e Botërorit FIFA U-17 për vajza
Arbitra shqiptare Emanuela Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të qenë pjesë e ekipit të arbitrave në Kampionatin Botëror U-17 për vajza, që po zhvillohet në Marok nga 17 tetori deri më 7 nëntor 2026. Rusta është caktuar si arbitre e katërt në ndeshjen Japoni – Zambia, e vlefshme për fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Takimi do të zhvillohet të dielën në orën 17:00, në “Mohammed VI Football Academy”, në Salé, dhe i përket Grupit D. Në këtë ndeshje, arbitre kryesore do të jetë Caroline Lanssens nga Belgjika, ndërsa asistente do të jenë Staša Špur nga Sllovenia dhe Linda Schmid nga Zvicra. Arbitre rezervë asistente është caktuar Amina Gutschi nga Austria. Përzgjedhja e Emanuela Rustës në një aktivitet të këtij niveli përbën një tjetër...
Burimi:
sportekspres.com