Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Elizabeta dhe Artemida Qarri premtojnë risi muzikore me projektin e tyre të ri
Pianistet dhe profesoreshat universitare Elizabeta dhe Artemida Qarri, të njohura për përkushtimin e tyre në artin dhe shkencën e muzikës, kanë ndërmarrë një projekt unik, i cili premton të lërë gjurmë jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Në qendër të këtij projekti qëndrojnë dy vepra me peshë të jashtëzakonshme historike dhe kulturore:“O VENDI IM – MALËNGJIMI”nga Rashid Krasniqi, si dhe muzika e filmit “SKËNDERBEU”, e kompozuar nga Çesk Zadeja. Të dyja këto vepra, tashmë të ngulitura në kujtesën kolektive shqiptare, janë rikrijuar në një formë të re, si risi muzikore për dy piano dhe orkestër, falë orkestrimit mjeshtëror...