Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Elisa Spiropali kryen homazhe në Ditën e Dëshmorëve: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë sonë
👁6923
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, bëri sot homazhe dhe vendosi një kurorë pranë Monumentit “Nëna Shqipëri”, në nderim të Dëshmorëve të Atdheut. “Sot përulemi me nderim të thellë ndaj Dëshmorëve të Atdheut, djemve dhe vajzave që e deshën Shqipërinë me jetë. Sakrifica e tyre është themeli i lirisë sonë dhe të brezave. Nderimi më i madh për Dëshmorët është të realizojmë amanetin për të cilin ata ranë fli: Shqipërinë e zhvilluar, të drejtë dhe demokratike, e barabartë në dinjitet me kombet e kontinentit ku përkasim.”, shkruan në mesazhin e saj Spiropali. Top Channel