Eliminimi i autonomisë dhe ndarja e Sanxhakut mes Serbisë e Malit të Zi

Eliminimi i autonomisë dhe ndarja e Sanxhakut mes Serbisë e Malit të Zi

Këshilli Vendor Antifashist i Çlirimit të Popullit të Sanxhakut, ishte organi më i lartë politik në Sanxhak gjatë luftës antifashiste. U themelua në Plevla më 20 nëntor 1943.Kryesia e Këshillit Antifashist të Çlirimit të Popullit të Jugosllavisë, në Sesionin e Dytë të 29 nëntorit 1943 në Jajce, merr një vendim në të cilin ndër të tjera thuhet se ZAVNO (KNAÇ) i Sanxhakut ishte në funksion të organit themelues të pushtetit popullor në Sanxhak. Por, gjërat ndryshojnë më vonë.Historikisht është e njohur se Krahina e Sanxhakut me qendër administrative në Novi Pazar ishte një trevë e banuar me shqiptarë, boshnjakë dhe sllavë në një përqindje minore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në këtë krahinë ishte zhvilluar një luftë e drejtë antifashiste, ku dalloheshin shqiptarët dhe boshnjakët....