Elektriçisti bie nga shtylla duke punuar, transportohet në spital 58-vjeçari

Elektriçisti bie nga shtylla duke punuar, transportohet në spital 58-vjeçari

FOTO ILUSTRUESE KUÇOVË-  Një elektriçist është rrëzuar nga shtylla e tensionit, ku po punonte dhe është transportuar në spital për të marrë trajtim mjekësor. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në nënstacionin elektrik në Kuçovë, ku 58-vjeçari Viktor Koraqe, është rrëzuar teksa po punonte. “Rreth orës 15:00, tek nënstacioni elektrik në Kuçovë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar, është rrëzuar nga shtylla elektriçisti shtetasi V. K., 58 vjeç, i cili është transportuar në spital, ku po merr mjekim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia./ZËRI

Burimi: zeri.ai