Elbasani i sivjetëm, shumë “kurnac” në merkato

Elbasani i sivjetëm, shumë “kurnac” në merkato

Në futbollin shqiptar, vera është shpesh sezoni ku skuadrat kërkojnë të zgjidhin gjithçka. Shumë klube e shohin dritën në fund të tunelit te merkatoja: ndryshojnë trajner, ndërrojnë thuajse gjithë skuadrën dhe shpresojnë që afrimet e reja do të përmbysin fatin e një sezoni që ende nuk ka nisur. Pjesë e këtij realiteti ka qenë edhe Elbasani një vit më parë, kur i rikthyer në Superiore, nisi një proces të thellë transformimi për të ndërtuar një skuadër nga e para. Duke e nisur nga trajneri dhe deri tek lojtarët, që erdhën me shumicë. Por, këtë verë gjithçka duket ndryshe. Elbasani nuk...