
Elbasan/ Përfshihet nga flakët banesa, shkak dyshohet një ngrohëse e harruar ndezur
👁5280
Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen “Visarion Xhuvani” në Elbasan. Nga flakët mësohet se nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale. Mendohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një ngrohëse të harruar ndezur. Dy zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes duke lokalizuar dhe fikur zjarrin.
Burimi:
Gijotina.com