Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Elbasan/ Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, procedohen 8 persona
Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka nisur procedim penal ndaj 8 personave. Gjithashtu, policia ka njoftuar se ka sekuestruar rreth 54 000 000 lekë në valuta të ndryshme dhe 1 armë sportive pistoletë me fishekë manovër. “Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në disa subjekte për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit. Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 8 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin. Në përfundim të veprimeve për këto raate, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 8 subjekteve,...