Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Elbasan/ Bllokohet qendra e votimit në Tregan, incidente në Fushë Mbret
👁8501
Procesi zgjedhor në Elbasan është shoqëruar me tensione dhe incidente në disa zona. Në qendrën e votimit nr. 2194, që ndodhet në njësinë administrative Tregan, e djathta ka bllokuar përkohësisht votimin. Shkak për këtë është bërë prania e disa personave të paidentifikuar brenda qendrës së votimit, çka ka çuar në thirrjen e forcave të policisë për ndërhyrje. Ndërkohë, debate janë regjistruar edhe në qendrën e votimit nr. 2350/1 në qytet, ku përfaqësues të forcave politike kanë pretenduar se persona të paautorizuar i janë afruar perimetrit të qendrës, megjithëse votimi nuk është ndërprerë. Në Fushë Mbret, është raportuar për lëvizje të...