Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ekzekutimi i Santiago Malkos, SPAK jep pretencën, kërkon 32 vite burg për Leonard Dukën
Në gjyqin për ekzekutimin e ish- policit, Santiago Malko janë dhënë konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë së Posaçme. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se ndaj të pandehurve, SPAK kërkon masën e dënimit: Leonard Duka- 32 vjet burgim/ Dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së Lartë. Erlis Duka- 25 vjet burgim. Fatmir Hyseni- 32 vite burgim. Aleksandër Manxhaku- 22 vjet burgim. Oltjon Loga- 23 vjet burgim. Dritan Agai- 23 vjet burgim. Ata akuzohen për “Vrasje me Paramendim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Trafik Narkotikësh”, vepra këto të kryera në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal. Top Channel