Ekzekutimi i ish-policit/ Zona e pamonitoruar me kamera, trupi i viktimës qëndroi 3 orë në vendngjarje për shkak të…

Ekzekutimi i ish-policit/ Zona e pamonitoruar me kamera, trupi i viktimës qëndroi 3 orë në vendngjarje për shkak të…

Vijojnë të mbeten të paqarta rrethanat e vrasjes së 65-vjeçarit Frrok Lleshaj në fshatin Paçram të Bashkisë Vau i Dejës. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së hënës pranë banesës së viktimës, në një tokë bujqësore. Mungesa e kamerave të sigurisë dhe zona e errësuar e vështirëson më shumë punën e policisë së Shkodrës për identifikimin e shpejtë të autorit apo autorëve të kësaj ngjarje. Por, sipas burimeve, vrasja e 65-vjeçarit është kryer me armë zjarri pistoletë. Ndërkohë, trupi i viktimës ka qëndruar në vendngjarje për rreth 3 orë për shkak të kryerjes së ekspertizës. Ai u konstatua nga banorë të zonës, të cilët lajmëruan policinë. Përsa i përket viktimës, 65-vjeçari Frrok Lleshaj, sipas një vendimi të gjykatës, rezulton se ka vrarë kushëririn e tij para...