Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, ja për çfarë akuzohet
👁13664
Policia e Shtetit njofton se ka ekstraduar nga Zimbabve Loran Dushën, 42 vjeç, lindur në Lushnjë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2022 është dënuar me burg për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, të kryera në bashkëpunim. Nga hetimet ka rezultuar se 42-vjeçari, në cilësinë e administratorit të një kompanie private, ka përfituar fonde publike në mënyrë të paligjshme, përmes faturave dhe pagesave fiktive, për punë dhe shërbime të pakryera. Loran Dusha është administratori i inceneratorit të Fierit....