Burimi:
Javanews.al

Ekstradohet nga Italia një prej anëtarëve të grupit të Arben Ndokës
👁3437
Një tjetër anëtar i grupit kriminal të Arben Ndokës është ekstraduar nga Italia për tu përballur me drejtësinë shqiptare. Bëhet fjalë për Ilia Ndokën, 50 vjec, për të cilin Gjykata e Posaçme e Shkallës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë si të dyshuar për veprat penale “Pastrimi Parash” , “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale si organizata kriminale”. Ilia Ndoka, kushëri i Arben Ndokës, u arrestua në vendin fqinj në maj të 2024-ës pasi nga Prokuroria e Posaçme SPAK u shpall në kërkim ndërkombëtar gjatë operacionit ‘Revanshi’ ku u lëshuan mbi 50...