Ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari i dënuar për abuzim seksual me të mitur
Një 67-vjeçar nga Shkodra, i dënuar me 26 vite burg për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”, është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë. Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Artef Lekaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe homologëve brazilianë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. Sipas autoriteteve, Lekaj ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër me 26 vite burgim. Vendimi mori formë të prerë pas shqyrtimit nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Nga hetimet rezulton se gjatë viteve 2020–2021, 67-vjeçari ka kryer veprime seksuale ndaj dy të miturave, përkatësisht një 10-vjeçare dhe një...
Burimi:
syri.net