Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ekstradohen drejt Italisë tre shqiptarë pjesë e organizatave kriminale
👁12690
Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, janë finalizuar me sukses procedurat për ekstradimin drejt Italisë të tre shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni u zhvillua si pjesë e veprimeve të përbashkëta policore ndërkombëtare, të koduara “The Wanted”. Të ekstraduarit akuzohen për përfshirje në organizata kriminale dhe për kryerjen e veprave penale në territorin italian. Konkretisht: Ervin Dema, 40 vjeç, i kërkuar nga Gjykata e Breshias, akuzohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale; Edmond Zhuja, 41 vjeç, i kërkuar gjithashtu nga Gjykata e Breshias, akuzohet...