Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ekspozita “ngjyrat e Himarës”/ Mesazhet e 20 piktorëve në çeljen e sezonit turistik
👁6312
Çelja e Sezonit Veror në Himarë bëri bashkë më shumë se 20 piktorë të mirënjohur nga vendi dhe rajoni në Koloninë e Artit “Ngjyrat e Himarës”. Me penelin hodhën në telajo bukuritë natyrore dhe historike të qytetit, teksa dhanë dhe mesazhe për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja. Interes të jashtëzakonshëm nxitën edhe ekspozitat “Himara në Vite” dhe “Thënie nga Lord Bajron e Petro Marko” të cilat u sollën nën kujdesin e Drejtorisë së Arkivave, duke shpalosur fakte historike dhe kulturore rreth zonës. Deti është atraksioni kryesor i Himarës dhe sigurisht sportet ujore nuk munguan as në këtë ditë. Top Channel