Burimi:
Top-Channel.tv

Ekspozita “Invictus” në vilën e ish-diktatorit, pikturat e Lume Blloshmit dhe fotografitë e Kostandin Pogës ballafaqojnë vizitorët me të shkuarën
👁5413
‘Vila 31 x Art Explora’ u inaugurua këtë të mërkurë me disa aktivitete, që e shndërrojnë ish-vilën e diktatorit në një një qendër inovative artistike dhe kulturore. Një ndër eventet ishte ekspozita “Invictus”, që paraqet perspektiva artistike vendore mbi të kaluarën diktatoriale të Shqipërisë. Përmes pikturave të Lume Blloshmit, fotografive të Kostandin Pogës dhe një përzgjedhjeje botimesh nga ish-të burgosurit politikë, publiku ftohet të ballafaqohet me tema të vuajtjes, kujtesës dhe rezistencës. Duke vendosur këto vepra brenda Vilës 31, ndërhyrja sfidon neutralitetin e saj, duke e shndërruar hapësirën në një vend reflektimi dhe dialogu. Invictus (latinisht “i pamposhtur”) i referohet...