Ekspozita fotografike “Venetiku” në Muzeun Marubi, takim me kujtesën dhe historitë njerëzore
Ekspozita “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik” do të qëndrojë e hapur për vizitorët këtë fundjavë në Muzeun Marubi në Shkodër. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi këtë ekspozitë të kuruar nga Mikaela Minga, një takim me fotografinë, kujtesën dhe historitë njerëzore që qëndrojnë pas imazheve. “Përmes fotografive dhe dokumenteve arkivore kjo ekspozitë , njihuni me historinë e studios Venetiku në Korçë dhe familjes që e krijoi e trashëgoi atë, me vëmendje të veçantë te Krisanthi Venetiku, përfaqësuesja e fundit e studios, dhe përndjekja politike gjatë regjimit komunist”, u shpreh Gonxhja. Ekspozita është pjesë e programit ndërkombëtar “Archivi Aperti 2026”, kushtuar njohjes dhe promovimit të arkivave fotografike./atsh/KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com