Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Ekspozita “7 Ditë Art”, kur krijimtaria bëhet pjesë e zhvillimit lokal
Pas një jave pune krijuese përgjatë bregdetit të jugut, ekspozita “7 Ditë Art – Himara 2025” do të hapet më 9 gusht, nga ora 09:00 deri në 20:00, në ambientet e Green Coast MGallery Hotel. Ceremonia zyrtare e hapjes do të zhvillohet në orën 11:00.Ekspozita sjell për publikun veprat e krijuara nga 14 artistë nga Shqipëria dhe Kosova, të frymëzuar nga peizazhi mesdhetar dhe trashëgimia kulturore e zonës.Çdo artist përfaqësohet me disa vepra unike, të cilat janë të disponueshme edhe për blerje.Eventi është rezultat i një kolonie artistike të zhvilluar në pranverë në Himarë, që shërbeu si platformë bashkëpunimi ndërmjet artistëve të njohur si Agron Mulliqi, Merita Maloku, Eshref Qahili, Azem Kuçana dhe të tjerë.Nisma është kuruar nga Kosta Zhonga.Përtej dimensionit artistik, ekspozita konsiderohet një...