Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë
Në qendër të fjalës së kryeministrit Edi Rama në Forumin e Dytë të Inovacionit ishte ambicia për ta kthyer teknologjinë në një nga sektorët kryesorë të eksporteve shqiptare, duke deklaruar se objektivi është që brenda dekadës eksportet e teknologjisë të arrijnë në 1 miliard euro. Rama tha se sektori ndodhet në një “dinamikë të jashtëzakonshme”, duke theksuar se aktualisht eksportohen rreth 222 milionë euro produkte teknologjike, tre herë më shumë se disa vite më parë. “Duhet të shkojmë në 1 miliard euro brenda dekadës. Është e mundshme dhe për këtë arsye do të fuqizojmë mbështetjen për startup-et”, deklaroi ai, duke nënvizuar edhe dyfishimin e fondit për startup-et dhe rritjen e ndjeshme të aplikimeve. Por, krahas rritjes së sektorit, Rama veçoi edhe një nga sfidat kryesore: përdorimin ende...
Burimi:
javanews.al