Eksperti Hoxha: Pensioni i 13-të në rrezik/ Çfarë do të ndodhë me të moshuarit?

Eksperti Hoxha: Pensioni i 13-të në rrezik/ Çfarë do të ndodhë me të moshuarit?

Mëngjesin e sotëm, ishte i ftuar në një studio televizive Kujtim Hoxha, ekspert pensionesh. Ai foli në lidhje me diskutimet për pensionin e 13, një bonus që pritet të merren nga pensionistët. Zoti Hoxha u shpreh se ende nuk është e qartë nëse kjo do t’i shtohet bonuseve që pensionistët marrin aktualisht, apo është vetëm riemërim i bonuseve aktuale. Ai vuri theksin edhe në nevojën e indeksimit të pensioneve çdo vit, me synim mbrojtjen e pensionistëve nga zhvlerësimi i lekut. “Fakti që u dhanë bonuse tregon që mundësitë janë.Duhet sqaruar nëse bonusi i 13 do të jetë krahas bonuseve të...
Burimi: Sot.com.al