EKSLUZIVE/ Inskenim apo zhdukje? Policia shkoi për ta arrestuar Inez Hajrullën, nuk u gjet në hotelin në Vaqarr

EKSLUZIVE/ Inskenim apo zhdukje? Policia shkoi për ta arrestuar Inez Hajrullën, nuk u gjet në hotelin në Vaqarr

Inez Hajrrulla TIRANË-Një ditë përpara se në media të dilte lajmi se i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Inez Hajrulla mund të ishte marrë peng pasi rezultonte se kishte humbur kontaktet me familjen, të tjera informacione dalin në dritë. ZËRI ka mundur të zbulojë ekskluzivisht se mesditën e të mërkurës një telefonatë ka ngritur në këmbë Policinë. Informacioni ka qenë se në një nga dhomat e një hoteli në Vaqarr ndodhej Hajrulla në shoqërinë e një vajze. Menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.6 bashkë me shërbimet mbështetëse kanë shkuar në ambientet e hotelit për të bërë verifikimet e para. Nga kontrolli ka rezultuar se Hajrulla nuk ndodhej në hotel në atë moment. Policia po verifikon edhe nëse Hajrulla është lajmëruar përpara se Policia të shkonte në hotel....