Ekskluzive/ “Takimi me Demin zgjati vetëm 5 minuta”, Kërnaja flet pas largimit nga Partizani: E mora ekipin me 4 pikë, kur erdha s’u caktua asnjë objektiv
Partizani befasoi jo pak ditën e sotme me njoftimin për shkarkimin e trajnerit Oltijon Kërnaja, kur kanë mbetur edhe vetëm tri ndeshje nga mbyllja e sezonit. Klubi e argumentoi largimin e trajnerit nga Tropoja me argumentin se rezultatet e javëve të fundit e kanë kompromentuar garën për objektivin, që është kualifikimi në katërshen e më të mirave. Në një prononcim ekskluziv për Top Channel, ka folur vetë Kërnaja. Ai tregon në lidhje me bisedën 5 minutëshe me presidentin Demi, që vulosi edhe largimin, pengjet, por edhe privilegjin, që edhe pse pa një karrierë të pasur, drejtoi për gati një sezon klubin e madh të Partizanit. Ai largohet me mirënjohje për klubin dhe presidentin. Oltijon, çfarë ndodhi?Asgjë e jashtëzakonshme, presidenti donte ta mbyllte marrëveshjen, u krye....
Burimi:
top-channel.tv