Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ekskluzive/ Gjyqtarët e shkarkuar duan pension! Të pezulluar, por të paguar. Deri tani kanë përfituar 150 milionë lekë ata që janë jashtë sistemit
Një faturë prej gati 150 milionë lekësh llogaritet se është paguar ndaj të gjithë gjyqtarëve që u shkarkuan nga shkalla e parë e vettingut dhe që, sipas ligjit, ata duhet të merrnin 75% të pagës, sepse konsideroheshin të pezulluar nga detyra derisa të shprehej KPA. Por kjo nuk është fatura e vetme që po paguhet ndërkohë nga buxheti i shtetit. Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që u shkarkuan edhe nga shkalla e dytë, pra Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i janë drejtuar Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të përfituar nga skema e sigurimit suplementar, kërkesa që janë refuzuar nga ky...