Ekonomia u rrit me 3.39%/ Kontribuuan administrata publike, tregtia dhe akomodimi! Vuajtën bujqësia dhe industria

Ekonomia u rrit me 3.39%/ Kontribuuan administrata publike, tregtia dhe akomodimi! Vuajtën bujqësia dhe industria

Ekonomia e Shqipërisë e ka nisur vitin 2025 me një rritje prej 3.39%, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave për tremujorin e parë, duke shënuar një ngadalësim krahasuar me tremujorin e parë të vitit që lamë pas. Kontributin më të madh në Produktin e Brendshëm Bruto e ka dhënë “administrata publike, arsimi, shëndetësia”, duke sjellë 66% të vlerës së shtuar në ekonomi. Për administratën publike, arsimin dhe shëndetësinë, pagat dhe kontributet sociale të punonjësve zënë pjesën kryesore të kontributit në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Elementë të tjerë janë shpenzimet për mallra dhe shërbime. Në fund të tremujorit të parë 2025, paga mesatare bruto në administratën publike ishte 98.5 mijë lekë, me një rritje prej rreth 17% me bazë vjetore. Ndikim pozitiv në rritjen ekonomike...