Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ekonomia shqiptare u rrit me 4.05%, INSTAT: Taksat, kontribuesi më i madh i PBB-së
Instituti i Statistikave, ka publikuar raportin për Produktin e Brendshëm Bruto të vitit 2023, së bashku me ato gjysmëfinale të 2024-s. Sipas këtij raporti, në 2024, ekonomia shqiptare shënoi një rritje prej 4.05% në terma të përgjithshme, krahasuar me vitin 2023. Peshën më të madhe të ekonomisë për vitin 2024, e zuri sektori i shërbimeve me 48.69%. Kjo kategori, pësoi rritjen prej 6.51% krahasuar me vitin 2023. Vendin e dytë e zë ndërtimi me 11.92%, duke shënuar rritjen prej 4.52% në 2024, krahasuar me atë të vitit 2023. Ulje ka shënuar sektori i industrisë në 2024. Duke zënë 10.48% të...