Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ekonomia në ritme pozitive, Sejko: PBB u rrit 4% në 2024, inflacioni mbetet 2%
👁3597
Në raportin e tranzicionit të BERZH 2024-2025, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është shprehur pozitiv për ekonominë shqiptare si dhe përmirësimin e financave. Gjatë fjalës së tij guvernatori Sejko cilësoi se ekonomia shqiptare po rritet, pasi Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 4% vitin e kaluar, duke lënë inflacionin në masën 2%. Përmirësim ka pasur gjithashtu tek kreditimi privat pasi është rritur me 16.7%, siç sqaron Sejko, por dhe rënien e raportit të kredive problematike në 4%. “Sot mund të themi se ekonomia shqiptare po vazhdon të rritet. Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 4% në...