Zv/ministrja Tana Kika: Dialogu dhe partneriteti janë çelësi për një sistem modern të sigurisë ushqimore dhe…
Zv/ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Tana Kika, reagoi dje në rrjetet sociale, ku ndau detaje nga takimi i zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian (PPIE). Ajo theksoi se takimi për Kapitullin 12 – Siguria Ushqimore, Politikat Veterinare dhe Fitosanitare u karakterizua nga pjesëmarrje e lartë dhe diskutime konstruktive mes institucioneve, ekspertëve dhe grupeve të interesit. Sipas Kikas, dialogu dhe bashkëpunimi janë thelbësore për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian dhe ndërtimin e një sistemi modern të sigurisë ushqimore. Ajo bëri të ditur se konsultime të tilla do të vijojnë edhe në muajt në vijim, me synimin për të zgjeruar përfshirjen e të gjithë aktorëve në këtë proces. “Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural-Dialog...
Burimi:
sot.com.al