Zv/ministrja Kika raporton në Kuvend për “EU4FoodSafety”: Shqipëria drejt një sistemi modern të kontrollit ushqimor
Një tjetër hap i rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë ushqimore dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian është hedhur përmes miratimit unanim të projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Teknik ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë. Zëvendësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Tana Kika, prezantoi dje në komisionet parlamentare rëndësinë e projektit “EU4FoodSafety dhe ndikimin e tij në modernizimin e sistemit ushqimor. Reforma synon të rrisë kapacitetet institucionale, të përmirësojë kontrollet zyrtare dhe të mbështesë fermerët e bizneset shqiptare në përmbushjen e standardeve evropiane. Ky zhvillim përbën një investim afatgjatë për mbrojtjen e konsumatorit, konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare dhe rrugëtimin e vendit drejt integrimit evropian. “Sot, në Komisionet Parlamentare për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural dhe në Komisionin Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme pata...
Burimi:
sot.com.al