VIDEO/ Ruka: AI nuk e zëvendëson njeriun, por kërkon menaxhim të kujdesshëm

VIDEO/ Ruka: AI nuk e zëvendëson njeriun, por kërkon menaxhim të kujdesshëm

Ekspertja e këshillimit të karrierës, Ermelinda Ruka, e ftuar në emisionin “Kush Paguan” me Klaudja Karabolli në SYRI TV, u shpreh se inteligjenca artificiale përbën një mundësi të madhe për zhvillim, por nuk mund të zëvendësojë elementin njerëzor dhe mendimin kritik. Sipas Rukës, përdorimi i inteligjencës artificiale duhet të menaxhohet dhe trajnohet në mënyrën e duhur, ndërsa informacioni që gjenerohet prej saj nuk duhet të merret i mirëqenë pa u verifikuar. Ekspertja theksoi gjithashtu se sot ekzistojnë versione dhe platforma të ndryshme të AI-së, disa prej të cilave kërkojnë pagesë, duke e kthyer këtë teknologji edhe në një model biznesi. Megjithatë, ajo nënvizoi se mendimi kritik dhe elementi njerëzor duhet të mbeten thelbësorë në përdorimin e saj. ‘Unë nuk mendoj që inteligjenca artificiale do të...