“Vetëm 6% e tyre kanë marrë masat”/ Mungesa e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri që nxori në pah zjarri

“Vetëm 6% e tyre kanë marrë masat”/ Mungesa e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri që nxori në pah zjarri

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të dobët sigurimi mes qytetarëve. Të dhënat e fundit tregojnë se nga mbi 1 milion banesa sipas censit të vitit 2023 vetëm rreth 6% janë të siguruara ndaj zjarrit dhe rreziqeve të tjera. Për shumicën e familjeve sigurimi nuk konsiderohet domosdoshmëri, por një kosto e shmangshme deri në momentin kur përballen me pasoja reale nga fatkeqësi të papritura. Zjarri në pallatin që përpiu mbi 70 banesa pranë spitaleve në kryeqytet vuri në dukje se shumë prej tyre ishin të pasiguruara ndërsa vetëm një numër i vogël ishin siguruar si detyrim i bankës nga blerja me kredi. “Kultura e të siguruarit në Shqipëri është shumë e zbehtë. Shumë pak qytetar...