Vendimi i Trump lëkund tregjet, çmimi i naftës bie ndjeshëm brenda një dite
Vendimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të pezulluar operacionin “Liria” është pritur pozitivisht nga tregjet globale, duke reflektuar optimizëm për një përparim të mundshëm në negociatat e paqes me Iranin. Si pasojë e këtij zhvillimi, çmimi i naftës Brent ka pësuar rënie të ndjeshme, duke zbritur nën nivelin e 108 dollarëve për fuçi, nga 113 dollarë që ishte në të njëjtën kohë një ditë më parë. “Liria”, një iniciativë dyditore e Shteteve të Bashkuara për të shoqëruar anijet tregtare në ngushticën strategjike të Hormuzit, kishte tensionuar marrëdhëniet me Iranin, duke rrezikuar edhe stabilitetin e armëpushimit të brishtë mes palëve. Presidenti Trump deklaroi se pezullimi i operacionit synon t’i hapë rrugë përfundimit të bisedimeve për paqe, një sinjal që pritet të ndikojë pozitivisht edhe...
Burimi:
sot.com.al