Ushqimet dhe qiratë, rritet inflacioni, shkoi në 3.2% për muajin qershor
Për disa muaj me radhë inflacioni dukej se ishte stabilizuar, por qershori solli një sinjal tjetër. Rritja e çmimeve u përshpejtua në 3.2%, duke kaluar objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Kjo është norma më e lartë e regjistruar në muajt e fundit, duke treguar se presionet mbi koston e jetesës nuk janë zhdukur. Por çfarë do të thotë konkretisht një inflacion 3.2%? Nëse një familje shpenzonte mesatarisht 50 mijë lekë në muaj për mallra dhe shërbime një vit më parë, për të njëjtën shportë sot i duhen rreth 1 mijë e 600 lekë më shumë. Kjo nuk do të thotë se çdo produkt është shtrenjtuar me 3.2%, por se, mesatarisht, niveli i përgjithshëm i çmimeve në ekonomi është rritur me këtë normë, krahasuar...
Burimi:
kohajone.com