Ulet çmimi i naftës në bursë, Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

Ulet çmimi i naftës në bursë, Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

Bordi i Transparencës nuk do të jetë më në funksion, njoftoi ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së ministrave. “Një vendim tjetër shumë i rëndësishëm lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarburateve. Sot do të ndërpresim Bordin e Transparencës që prej disa muajsh është në funksion. Çmimi prej dy javësh ka ardhur duke u reduktuar, në bursë ka rënë”, tha Ibrahimaj.