Tensionet në Lindjen e Mesme, rënie e lehtë e naftës, por çmimet mbeten mbi 100 dollarë për fuçi

Tensionet në Lindjen e Mesme, rënie e lehtë e naftës, por çmimet mbeten mbi 100 dollarë për fuçi

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të lehtë, megjithatë mbeten mbi nivelin e lartë prej 100 dollarësh për fuçi, për shkak të tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme. Sipas të dhënave të fundit, nafta Brent u ul me rreth 0.6 për qind, duke arritur në 107.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI zbriti në pak mbi 101 dollarë për fuçi. Kjo rënie vjen pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë për të ndihmuar daljen e anijeve të bllokuara nga Ngushtica e Hormuzit.Megjithatë, pavarësisht këtij zhvillimi, çmimet e naftës vazhdojnë të mbeten të larta për shkak të mungesës së një marrëveshjeje paqeje mes SHBA-së dhe Iranit. Negociatat mes dy vendeve...