Tenderi 15 mln euro për avionët e zjarrit/ Qeveria shpall fituese kompaninë e dënuar për korrupsion në BE
Kapitali.al Qeveria shqiptare do të blejë tre avionë për shuarjen e zjarreve nga një kompani, e cila është dënuar për korrupsion në vendet e Bashkimit Europian. Ndonëse tenderi 15 milionë euro i zhvilluar nga ministria e Mbrojtjes është klasifikuar në shkallën më të lartë të konfidencialitetit, Kapitali ka siguruar dokumenta zyrtarë që hedhin dyshime për një skandal të madh. Tenderi sekret Kompania e shpallur fituese, e cila do të dorëzojë tre avionët dhe që do të ofrojë shërbimin e mirëmbajtjes së tyre për tre vjet quhet Air Tractor SRL. Kjo është një kompani spanjolle, e cila ka të drejtën e tregtimit të avionëve amerikanë Air Tractor në Europë. Por ka një problem. Ajo është e dënuar nga Gjykata spanjolle për korrupsion, fiksim tenderash dhe kartel...
Burimi:
syri.net