Të ardhurat për frymë rriten në të gjithë Ballkanin, po si renditet Shqipëria?
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një fazë të re zhvillimi, me rritje të vazhdueshme të të ardhurave për frymë dhe afrimin gradual me standardet ekonomike të Bashkimit Europian. Sipas projeksioneve të fundit ndërkombëtare, Serbia dhe Mali i Zi vazhdojnë të mbajnë vendet e para në rajon për nivelin e të ardhurave për frymë. Serbia po përfiton nga zhvillimi i industrisë prodhuese dhe investimet në infrastrukturë, ndërsa Mali i Zi mbështetet kryesisht te turizmi dhe sektori i shërbimeve. Shqipëria renditet e treta në rajon për të ardhurat për frymë, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën. Rritja ekonomike në vend lidhet kryesisht me stabilitetin fiskal, zgjerimin e sektorit të turizmit dhe rritjen e investimeve. Ndërkohë, Kosova mbetet ekonomia me të ardhurat më të...
Burimi:
javanews.al