Tatimet sqarojnë pyetjet e qytetarëve dhe bizneseve për faljen e borxheve, kush përfiton dhe procedurat që duhen ndjekur!
Administrata Tatimore publikoi një material, i cili informon qytetarët dhe bizneset lidhur me procesin e ligjit të faljes. Ky ligj mundëson fshirjen ose shuarjen e borxheve, që individët dhe bizneset kanë ndaj Tatimeve. Përmes një pyetësori të detajuar, Tatimet japin përgjigje se cilët subjekte përfitojnë dhe çfarë procedurash duhen ndjekur për të përfituar. Kush përfiton nga ky ligj? Përfitojnë tatimpaguesit dhe subjektet e regjistruara në Administratën Tatimore (aktive, pasive ose të çregjistruara), sipas kritereve të përcaktuara në ligj. Nuk përfitojnë tatimpaguesit që janë të dënuar me vendim të formës së prerë ose janë në hetim apo proces gjyqësor për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore, para ose gjatë zbatimit të ligjit. Çfarë ndodh me tepricën kreditore? Teprica kreditore përdoret automatikisht për shlyerjen e detyrimeve përpara aplikimit të faljes. Cilat...
Burimi:
javanews.al