Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet
Të gjitha bizneset e mëdha me të ardhura mbi 14 milionë lekë kanë afat deri më 5 qershor që të aplikojnë për të lidhur marrëveshjen e “Paqes Fiskale” me administratën tatimore. Duke përjashtuar vitin 2026, në vitet e ardhshme aplikimi për të lidhur marrëveshjen do të bëhet brenda afatit për dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave që është 31 Marsi. Aplikimi bëhet online sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në sistemin e-filing ku ngarkohen edhe dokumentet e nevojshme. Tatimpaguesit duhet të dorëzojnë formularin e aplikimit, vërtetim nga Prokuroria që nuk ka procedime penale, një dëshmi penaliteti, vërtetim që nuk është në proces ankimi administrativ, vetëdeklarim që nuk realizon projekte koncesionare dhe vetëdeklarim që nuk është në dijeni për procedime penale në fushën tatimore. Përmes marrëveshjes bizneset...
Burimi:
javanews.al